Në orën 20:00, “National Arena Todor Proeski” në Shkup, do të nisë ndeshja Shkëndija e Tetovës – Ararat, takimi i vajtjes i raundit të parë të Conference Leeague. Trajneri i kuqezinjve, Arxan Selimi, ka preferuar këtë formacion:
Në portë Zahov; në mbrojtje Murati, Bejtullai, Cake, Neziri; në mefushë Dita, Ramadani (para mbrojtjes, Doriev, Nafiu e Shala; në sulm Guri.
“Jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje. Duam që ta lëmë pas atë periudhë të keqe.
Dëshirojmë që Shkëndija të kalojë disa xhiro në Europë dhe sërish të sjellim klube të mëdha siç ishte rasti me Milanin dhe ekipe tjera të ngjashme që kanë peshë në futbollin europian” – deklaroi Egzon Bejtullai para ndeshjes.