Shkëndija e Tetovës ashtu si i ka hije i nisi garat evropiane, duke shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Ararat Yerevan nga Armenia.
Tetovarët treguan lojë të mirë ndaj rivalit, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Conference League.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Toshe Proveski” në Shkup.
Në minutën e 21-të, Adenis Shala shënon për epërsinë 1:0 duke iu falënderuar asistimit të futbollistit Doriev.
Valmir Nafiu thellon fitoren në fund të pjesës së parë, sërish asistoi Doriev.
Kuqezinjtë kanë një epërsi të mirë për takimin e kthimit në Yerevan.