Gjilani ka shënuan fitore të madhe që nuk matet as me ari, me rezultat 1:0 ndaj skuadrës Liepaja nga Letonia.
Gjilani ruan nderin e skuadrave të Kosovës në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Conference League.
Gjilani është e vetmja skuadër që ka shënuar fitore nga skuadrat tona në rrethin e parë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/07/auto_291016621_472401461552357_7494132701531302946_n1657223666.jpg)
Në minutën e 37-të, Albert Dabiqaj shënon me kokë falë asistimit të bukur të Elton Cale.
Duhet theksuar se në minutën e 15-të, Dabiqaj nuk pati fat, goditja e tij u ndal nga shtylla.
Fitore me peshë të madhe për kuq e bardhët, për faktin se shkojnë me një gol epërsi në Letoni.