Deçiqi i Tuzit barazon me rezultat 1:1 me Dinamon e Minskut, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League.
Deçiq luajti në cilësinë e mysafirit në stadiumin në Podgoricë, ndërsa të enjten e ardhshme do të luajë si vendas po në Podgoricë ndaj Dinamos.
Futbollisti Stefan Denkoviq në minutën e 26-të kaloi në epërsi Deçiqin.
Skuadra nga Minski shpejt e barazoi rezultatin.
Sergey Kislyak në minutën e 33-të realizon për 1:1.
Fatos Beqiraj pati raste në minutën e 61-të dhe të 67-të, ndërsa në minutën e 81-të Bozhoviq realizoi dy goditje të shkëlqyera nga këndi, dy herë mund të ishte asistent, por fillimisht nuk ishin të saktë Marushiqi e më pas Bozhanoviq.
Deçiqi tregoi lojë më të mirë por nuk pati fat për të mposhtur Dinamon.
Deçiqin e pret ndeshje e vështirë në ballafaqimin e kthimit.