Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, nuk ia del në stadiumin në Podgoricë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Buduçnosti.
Fituesi i Kupës së Malit të Zi, shënuan dy gola në 45 minutat e parë dhe në anën tjetër, llapjanët mbeten me një futbollist me pak.
Në minutën e 23-të, Mijoviq realizon në portën e portierit Ilir Avdyli.
“Në minutën e 30-të, Bianor ndëshkohet me karton të kuq, pasi që ai e rrëzoi Gjukanoviqin si lojtarin e fundit në mbrojtje”, shkruan media malazeze “CDM”.
Ky karton dekoncentroi Llapin dhe pëson golin tjetër pikërisht në minutën e 32-të.
Autor i golit Ignjatoviq.
Llapi e pret punë e madhe të enjten e ardhshme (me 14 korrik) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por ky rezultat lehtë mundet të përmbyset.