Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani po tentojnë të ndërtojnë një ekip që të befasojë në kampionatin italian.
Merkato e Monzës deri më tani ka qenë e mirë, ndërkohë që po punohet edhe për përforcime të tjera.
Duhet një emër i madh për sulmin dhe pas Mauro Icardit ka dalë në skenë një tjetër futbollist i spikatur. Bëhet fjalë për Edinson Cavanin, uruguaianin që është larguar nga Manchester United si lojtarë i lirë.
Sky Sport raporton se Monza ka kontaktuar agjentët e sulmuesit, për të provuar një rikthim në kampionatin italian.