Malisheva dhe Behar Maliqi kanë ndarë rrugët!
Ish-mesfushori i disa skuadrave elitare, por që karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar ndarjen me skuadrën e Arsim Thaqit.
Ai ka thënë “se nga sot nuk do të jetë më pjesë e klubit Malisheva, pasi i ka skaduar kontrata një vjeçarë që kishte me klubin”.
Kujtojmë së Maliqi në të kaluarën ka veshur fanellën e FC Prishtinës, KF Feronikeli, KF Hysi (klub i shuar), duke fituar tituj të shumtë, derisa ka qenë edhe pjesë e Partizanit të Tiranës.