Trajneri i Buduçnostit të Podgoricës, Aleksandar Nedoviq, është shprehur i kënaqur me fitoren me rezultat 2:0 ndaj Llapit të Podujevës, në ndeshjen e parë të xhiros së parë të kualifikimeve për Conference League.
Trajneri i skuadrës nga Podgorica, ia ka frikën këtij rezultatit sepse nuk i jep kurrfarë qetësie për ndeshjen e kthimit me 14 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Pjesa e parë ishte e mrekullueshme dhe ne duhet të kishim përfunduar një punë të madhe që në ndeshjen e parë.
Mbetet për keqardhje që nuk shënuam gol, për ta mbyllur ndeshjen shumë më mirë”, tha Nedoviq.
“Nuk e lejuam Llapin të luante atë që donte, luajtëm me presing të lartë. Golin e parë e shënuam në kohë dhe të dytin, duhej të bënim më shumë me një lojtar më shumë. Kjo është ndeshja e parë e sezonit në fund të fundit”, - tha Nedoviq.