Me barazimin në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Minskut nga Bjellorusia, lojtarët e Deçiqit nga Tuzi, krijuan një bazë të mirë për ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të kualifikimeve për Conferende League.
Trajneri i skuadrës shqiptare, Vlladimir Jankoviq, beson e shpreson se do të eliminojnë ekipin nga Bjellorusia.
Deçiqi ka barazuar me rezultat 1:1 dhe e pret me optimizëm takimin e kthimit në Podgoricë pikërisht me 14 korrik.
“Dihet se kjo është ndeshja jonë e parë garuese e sezonit, duhet të jem i kënaqur.
Kundërshtari u përpoq të na befasonte me një formacion që nuk e luan zakonisht, por ne u përgjigjëm mirë.
Mendoj se krijuam një numër të mjaftueshëm rastesh, luajtëm hapur dhe kjo është pozitive. Me këtë ndeshje po përmirësojmë formën tonë.
Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e dytë, kemi një rezultat aktiv, por jemi të vetëdijshëm se na duhet një fitore për të kaluar”, tha trajneri i Deçiqit, Jankoviq.