Ekipi italian “Monza” nuk ka ndërmend të ndalet në këtë sesion të merkatos. Pasi siguruan shërbimet e Matteo Pessina, Galliani do të provojë të vë në jetë një tjetër goditje të madhe.
Sipas Sky Sport, numri një i Monzës është vënë në ndjekje të Edison Cavanit.
Sulmuesi uruguaian, tashmë 35 vjeç, mbylli një sezon jo pozitiv te Man.United ndërsa tashmë është një lojtar i lirë.
Galliani është takuar me përfaqësuesit e Cavanit për të gjetur një akord të shpejtë. Objektiva të tjerë të klubit janë Andrea Pinamonti dhe Andrea Petagna. Sulmuesi i Interit ka gjasa më të mëdha që t’i bashkohet klubit të sapongjitur në elitën e futbollit italian.