Norwich ka më shumë fitime televizive se Inter, Milan dhe Juventus

Futboll

Norwich ka më shumë fitime televizive se Inter, Milan dhe Juventus

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:44
Milan

Italia është kampionati më i varfër në Top-4 e ligave të Europës.

Fitimet nga të drejtat televizive janë të pa konsiderueshme, duke mos e ndihmuar skuadrën nga ana ekonomike.

Media e dedikuar për merkaton “Transfermarkt” ka publikuar buxhetin vjetor të arkëtuar nga Milani, Interi dhe Juventusi krahasuar me ato të Premier League.

Nga kjo listë rezulton se vendi i fundit  në klasifikimin e futbollit anglez, Norëich ka arkëtuar më shumë se skuadrat legjendare të Italisë. Në sezonin që lamë pas, Norëich i ka rritur fitimet nga të drejtat televizive me 116 milionë euro, ndërkohë që Interi vetëm 82 milionë euro.

Më pas ndodhet Milani dhe Juventusi me respektivisht 78 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat