Toni Kroos ka folur në lidhje me rinovimin e kontratës me Real Madridin.
Kroos ka kontratë me Real Madridin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa rinovimi ende nuk ka ndodhur.
“Nuk jam i stresuar. Kam edhe një vit kontratë me Real Madridin. Jam i qetë”, ishin fjalët e gjermanit.
32 vjeçari kohë më parë kishte thënë se nëse e ndjen vetën se mund ta ndihmojë ekipin edhe pas vitit 2023 atëherë do ta vazhdojë kontratën.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i mesfushorit gjerman.