Chelsea janë në bisedime të avancuara me Manchester City për Nathan Ake.
Tash e sa kohë ‘Blutë e Londrës’ janë vendosur pas qendërmbrojtësit të ‘Citizens’.
Siç njofton ‘The Times’ Chelsea dhe Manchester City janë në bisedime të avancuara për transferimin e Nathan Ake në ‘Stamford Bridge’.
27 vjeçari iu bashku kampionit anglezë në vitin 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Klauzola e lirimit të holandezit është 25 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes klubeve.