Muriqi: Oferta e Club Brugge ishte e duhura

Futboll

Muriqi: Oferta e Club Brugge ishte e duhura

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:44
Muriqi

Çështje orësh është kur ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi do të firmos kontratën me klubin belgë, Clube Brugge.

Muriqi mbrëmë ka zbritur në tokën e Belgjikës, derisa sot do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, më pas do të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me kampionin belgë.

Brugge do ta thyejë rekordin e klubit duke i paguar 11 milionë euro për 28-vjeçarin nga Prizreni.

Shënuesi më i mirë në historinë e ‘Dardanëve’ me 20 gola këmbëngul se nuk do të ndiejë trysni mbi supe e tij për shkak të çmimi rekord që shumë herë kampioni i Belgjikës do ta paguajë për shërbimet e tij.

“A më frikëson ai rekord? Jo, unë jam profesionist, nuk stresohem. Por të presim derisa gjithçka të jetë nënshkruar”, tha Muriqi për mediat belgë.

Muriqi po ashtu zbuloi se kishte oferta edhe nga shumë klube të tjera por ajo e Brugge ishte e duhura për të.

“Pata shumë oferta, por menaxheri im dhe unë menduam se ajo e Club Brugge ishte më e duhura”, nënvizoi Muriqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat