Kahn i bën presion Nagelsmanit

Futboll

Kahn i bën presion Nagelsmanit

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:55
Kahn e Nagelsmani

Planet e Bajernit të Mynihut në merkaton e kësaj vere nuk kanë përfunduar ende, edhe pse kanë bërë tri afrime të rëndësishme deri tani: Sadio Mane, Rajan Gravenbersh dhe Nuser Mazraui.

Në Mynih presin edhe De Ligtin, por shefi i klubit, Oliver Kahn, ka nisur që tani presionin ndaj trajnerit, Julian Nagelsman, se skuadra nuk do të kënaqet vetëm me titullin kampion të Bundeligës që fitoi sezonin e shkuar.

“Jemi të dënuar për të qenë të suksesshëm te Bajerni”, tha shefi i bordit për “Kicker”. “Ne firmosëm me Nagelsmanin edhe për shkak të filozofisë së lojës së tij dhe presim nga ai që të prezantojë dhe përmirësojë talentet e reja.

Ne duam të fitojmë Champions-in”, shtoi ish-kapiteni i Bajernit, i cili ka paralajmëruar Leroi Sanenë dhe Serzh Gnabrinë, dy sulmuesit që bënë një sezon zhgënjyes. Ky i fundit, i cili po refuzon që të rinovojë dhe në fund të sezonit të ardhshëm i skadon kontrata, mund të shitet që këtë verë dhe në ditët e ardhshme do të ketë diskutime.

Kahn ka një paralajmërim të qartë për të dy: “Është e nevojshme që ne të krijojmë situata konkurrence në skuadër dhe të dërgojmë sinjale. Veçanërisht në pjesën e dytë të sezonit, i cili nuk ishte ai që prisnim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat