Alvaro Morata i është ofruar Bayern Munich si zëvendësues i Robert Lewandowskit.
Largimi i Lewandowskit nga ‘Allianz Arena’ duket i pashmangshëm.
Drejtuesit e Bayern Munich e duan me çdo kusht polakun në ekip, por është vet ai që kërkon me ngulm transferimin te Barcelona.
Pavarësisht se gjiganti gjerman dëshiron ta mbajë në klub lojtarin, diçka e tillë nuk pritet të ndodhë, andaj ata duhet të kërkojnë për një sulmues tjetër.
Sipas ‘AS’, Morata i është ofruar bavarezëve si zëvendësues i Robert Lewandowskit.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes klubeve.