Trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi ka folur në një intervistë të dhënë për Gli Autogol duke bërë disa komente argëtuese për lojtarët e tij:
“Fantasy Football? Nuk e luaj dhe nuk e kam bërë kurrë. Por djali im Tommaso më telefonon pak ditë para ndeshjes për të marrë informacione për formacionin. Ne trajnerët jemi nuk e dimë as vetë se ush do të luajë”.
– Kush janë personazhet e skuadrës?
“Djemtë janë të gjithë simpatikë, Brozovic dhe Barella janë më argëtuesit. Handanovic është simpatik, por ka metodat dhe kohët e tij, është kapiteni ynë. Edhe De Vrij i ngjan shumë”.
– Kë do të merrja për darkë mes Brozovic, Barella dhe Lukaku?
“Për darkë do të merrja Brozovic, sepse Lukaku duhet të qëndrojë në formë dhe Barella më bën të shepnzoj shumë për verën”.