FC Drita ka njoftuar se biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Inter Turkut do të dalin në shitje të dielën.
Drita ka humbur ndeshjen e parë ndaj Inter Turkut me rezultatin 1:0, kurse tani kërkon rikthimin në “Fadil Vokrri” të martën.
Biletat do dalin në shitje të dielën teksa kushtojnë 3, 7 dhe 20 euro.
Ja njoftimi i klubit:
FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – FC Inter Turku do të dalin në shitje të dielën në formë fizike në dy pika të shitjes:
• Para teatrit të qytetit
• Te stadioni i qytetit
Shitja fillon të dielën në ora 12:00 deri në ora 20:00.
Tribinat në Veri dhe Jug janë të mbyllura, ndërsa çmimi për biletat që do të jenë në dispozicion janë:
• Lindje 3 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 20 euro