Interi gjen në Dortmund zëvendësuesin për Skriniar

Futboll

Interi gjen në Dortmund zëvendësuesin për Skriniar

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 00:52
Dan-Axel Zagadou.

Inter thuhet se ka gjetur zëvendësuesin për Milan Skriniar.

Skriniar është shumë afër largimit nga Interi.

Në garë për të janë Chelsea dhe Paris Saint Germain. Njëri nga dy ekipet do të jetë destinacioni i sllovakut.

Skuadra italiane është në kërkim të një qendërmbrojtësi për të zëvendësuar Skriniar dhe një nga të zgjedhurit është Dan-Axel Zagadou.

Sipas ‘AS’, Moussa Sissoko, agjenti i lojtari është parë nga zyrat e Interit.

Ish-mbrojtësi qendror i Dortmundit është i lirë dhe agjenti i tij është duke negociuar transferimin e tij të mundshëm në Inter.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje për lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat