Barcelona rrit dukshëm ofertën për Raphinhan

Futboll

Barcelona rrit dukshëm ofertën për Raphinhan

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 10:49
Raphinha

Skuadra e Barcelonës e ka përmirësuar ndjeshëm ofertën e saj për sulmuesin e Leeds United, Raphinha.

Gjithsesi, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, kjo ofertë ende nuk e ka barazuar shifrën që Chelsea ofroi për brazilianin.

‘’Blutë’’ ofruan diku rreth 60 milionë funte, ndërsa katalunasit janë 2-3 milionë më poshtë aktualisht.

Lojtari është i vendosur që ta presë edhe më tutje Barçën, sepse nuk e ka ndërmend të lëvizë diku tjetër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat