Tirana do të luajë të martën e 12 korrikut ndeshjen e kthimit ndaj Dudelanzh. Bardheblutë do të tentojnë në “Air Albania” përmbysjen e madhe pas disfatës 1-0 në ndeshjen e parë në Luksemburg.
Bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat e këtij dueli, të cilat gjenden online dhe në biletarinë pranë “Selman Stërmasit”.
Nga 3000 lekë deri në 500 lekë pas porte variojnë çmimet.
Tribuna VIP kushton më shumë, me tifozët që do kenë disa sektorë.