Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, me shumë besim e presin Dinamo Minskin në stadiumin e Podgoricës.
Deçiqi ka barazuar me rezultat 1:1 me Dinamon e Minskut, në ndeshjen e parë të Conference League në futboll.
“Është e sigurt që do të jetë më e lehtë tani që i kemi takuar në fushë. Natyrisht, ata nuk treguan ndonjë gjë të veçantë që ne nuk e dinim për ta, përveç se ata u përpoqën të na befasojmë me një formacion me tre lojtarë në prapavijë, por ne u përshtatëm shpejt”, thotë Drashko Bozhoviq, futbollist i Deçiqit.
Të enjten në mbrëmje në Podgoricë, në orën 20:45, ekipi i trajnerit Vlladimir Jankoviqit do të tentojë fitore dhe kualifikim.
“Ne do të jemi edhe më mirë se në ndeshjen e parë, tani që e dimë më mirë se si është rivali ynë, kur do të kemi mbështetje nga tribuna dhe në fushë dhe stadium, gjë që e dimë edhe më mirë”, ka shtuar Bozhoviq.