Nedoviq jep disa arsye për Milosheviqin para ndeshjes me Llapin në Prishtinë

Futboll

Nedoviq jep disa arsye për Milosheviqin para ndeshjes me Llapin në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2022 Në ora: 13:40
Buduçnosti

Llapi i Podujevës i ka bërë thirrje tifozëve që të janë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E enjtja e 14 korrikut është jetë a vdekje për Llapin, duan përmbysjen e humbjes në Podgoricë me rezultat 2:0 nga Buduçnosti.  
“Lojtarët e Buduçnostit ishin bindës ndaj Llapit në ndeshjen e parë kualifikuese për Conference League, ndërsa trajneri i Buduçnostit Aleksandar Nedoviq, pret që ata të jenë më të mirë në ndeshjen e kthimit në Prishtinë”,
shkruan media malazeze “Vijesti”.

 “Kemi hyrë me dy gola në pjesën e dytë, por ka arsye objektive që nuk kemi pasur të njëjtin ritëm si në pjesën e parë”, tha Nedoviq dhe shtoi:

“Kjo është ndeshja jonë e parë e sezonit, disa lojtarë kanë bërë vetëm disa seanca stërvitore dhe nuk mund të prisnim që të luanim ashtu siç duam gjatë gjithë kohës” .

Ai ka folur edhe për Viktor Gjukanoviqin, Stefan Millosheviqin, Ariel Luserin...

“Gjukanoviq është në 50 për qind për momentin, ai ka bërë vetëm tre seanca stërvitore me ekipin. Ne e dimë se ai mund të bëjë më mirë dhe shpejt do të jetë në nivelin e tij.

Sa i përket Millosheviqit, ai është një lojtar të cilit i besoj shumë. Ai luftoi por humbi disa raste. Ai do të jetë gjithnjë e më i mirë. Lucero?

Për momentin ka përparësi treshja Terziq – Mirkoviq - Jankoviq, e kemi pasur plan edhe me Luserin, sepse është lojtar specifik. Ndaj ka hyrë më vonë, në momentin kur kundërshtari tërhiqej dhe priste kundërsulm.

Ai është i fortë në top, i sigurt në hapësira të vogla. Ai ishte i rrezikshëm edhe për gol dhe presim që në periudhën e ardhshme të tregojë se është një përforcim i vërtetë”, - përfundoi Nedoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat