Lazio kërkon përforcime për mesfushën, me drejtuesit që janë hedhur në aksion për të gjetur lojtarin e duhur për ta vënë nënurdhrat e Mauricio Sarrit.
Sipas “Il Messaggero” drejtuesit nuk kanë shkuar larg për të gjetur mesfushorin e dëshiruar, pasi te Napoli kanë menduar të peshkojnë Piotr Zielinski.
Lojtari shikohet si zëvendësuesi i Milinkovic-Savic, i cili mund të shitet nga Lazio, ndërsa për Zielinskin duhet të derdhë në arkat e klubit të Napolit minimalisht 25-30 milionë euro.
Polaku mund të jetë gjithashtu një goditje e minutës së fundit në gusht, pasi ai tashmë do ta dinte të ardhmen e Milinkoviq-Saviq.