Brentford ka nënshkruar me mbrojtësin skocez të krahut, Aaron Hickey.
Ardhja e njëzet vjeçarit u konfirmua zyrtarisht nga Brentford të shtunën, duke u njoftuar se është arritur një marrëveshje katërvjeçare.
Hickey kaloi dy vjet në Serie A me Bologna, ku shënoi pesë gola dhe asistoi një tjetër në kampionatin italian.
Forma e mirë e ish-futbollistit të Hearts u shpërblye pasiqë ai së fundmi u ftua nga Kombëtarja skoceze ku nga marsi luajti katër ndeshje.