Jurgen Klopp ka thënë se ai ishte gjithmonë mjaft i qetë në lidhje me të ardhmen e Mohamed Salah te Liverpool.
Gjatë kësaj kohe janë bërë shumë raportime se si egjiptiani nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin anglez, por ai ka shuar dilemat.
"Ishte gjithmonë e qartë se Mo dëshiron të qëndrojë, ky ishte gjithmonë mesazhi.
“Unë fola me të padyshim dhe ai ishte gjithmonë i qartë: 'Dua të qëndroj'”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Trajneri i Liverpoolit ka folur edhe për Sadio Mane që kaloi tek Bayern Munchen, duke e vlerësuar shumë po edhe duke thënë se tashmë ai është në një klub tjetër.
"Jam shumë i lumtur për të që tani është në klubin ku dëshiron të jetë", ka thënë gjermani,