Diskutohen detajet e fundit të kontratës

Futboll

Diskutohen detajet e fundit të kontratës

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:00
Manaj

Është thuajse zyrtare. Rei Manaj ka zhvilluar mëngjesin e djeshëm testet mjekësore për klubin e Watford-it.

Klubet nga ana tjetër janë duke diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Sulmuesi shqiptar ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, por katalanasit dëshirojnë ta sistomojnë në një ekip të ri që këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e Xavi-t.

Manaj ka zhvilluar gjithashtu më herët një takim ballë për ballë me drejtuesit e klubit të anglez, si dhe ka vizituar ambientet e Watford-it.

“The Athletic“ raporton se është takuar javën e shkuar me 25-vjeçarin shqiptar, ku janë siguruar nga menaxheri i tij se në tryezë gjenden edhe oferta nga Spanja dhe nga Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat