Brojën “e harrojnë” në Londër

Futboll

Brojën “e harrojnë” në Londër

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:03
Broja

Pasi mbaroi huazimin e tij me Southampton, Armando Broja u rikthye te ekipi i tij i Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ka patur shpresën se do të kishte mundësinë të kishte minuta të shumta në sezonin e tij për Chelsea, sidomos pas largimit të Lukakut.

Gjërat nuk po shkojnë siç Broja kishte parashikuar dhe i ka bërë të qartë klubit se nëse nuk e konsiderojnë pjesë të ekipit, atëherë ta shesin dhe jo ta lëshojnë me huazim.

Tuchel tashmë ka vendos të mos e marrë me vete në turin përgatitor në Amerikë, të paktën jo me grupin e parë të thërritur.

Këto janë akoma edhe më shumë shenja se Tuchel ndoshta nuk e konsideron bomberin shqiptar si pjesë të ekipit titullar.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se Broja mund të bashkohet me ekipin javës tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat