Jorgji caktohet në krye të detyrës nga UEFA

Futboll

Jorgji caktohet në krye të detyrës nga UEFA

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:49
Jorgji

Skuadrat do të luajnë ndeshjet e kthimit të turit të parë kualifikues në Champions League ditën e martë dhe të mërkurë.

UEFA ka përcaktuar tashmë se cilët do të jenë arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushën e lojës.

Në krye të detyrës do të jetë edhe një “bilbil” shqiptar.

Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, të cilit i është besuar sfida mes Shahtjor Soligorskit dhe Mariborit. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0 dhe kualifikimi për në turin e dytë do të vendoset në Slloveni.

Ndihmës të Enea Jorgjit do të jenë anësorët Rejdi Avdo dhe Ani Koçiaj, ndërsa gjyqtare e katërt do të jetë Emanuela Rusta. Takimi zhvillohet të mërkurën, më 13 korrin në orën 19:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat