Raphinha nuk do të udhëtojë me ekipin e Leeds United në parasezon.
E ardhmja e Raphinhas është larg Leedsit.
Ekipi anglez do të udhëtojë në Australi për të zhvilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ndërsa ata kanë konfirmuar se nuk do të jetë me grupin ylli i tyre Raphinha.
Ndonse ka ende kontratë me ekipin anglez, sulmuesi brazilian do të largohet.
E ardhmja e tij mund të jetë në Spanjë, te Barcelona, apo në Angli, te Chelsea.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i sulmuesit në lidhje me të ardhmen e tij.