Deco jep 48 orë kohë

Futboll

Deco jep 48 orë kohë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 18:47
Raphinha

Raphinha është pa dyshim një nga lojtarët më të lakmuar në këte sesion të merkatos verore. Disa klube evropiane kanë përfunduar në gjurmët e tij, duke përfshirë Barcelonën, që kanë arritur të barazojnë ofertën e bërë për Leeds nga Chelsea.

Klubi “blaugrana” është destinacioni i preferuar i anësorit brazilian, tani u takon drejtuesve të dyja skuadrave që të gjejnë një marrëveshje përfundimtare. Barça ofroi 60 milionë euro, duke përfshirë bonuset, të njëjtën shumë që Leedsi ishte gati ta pranonte një javë më parë nga Chelsea.

Gara për brazilian kufizohet vetëm pas Barçës dhe Chelsea-t, pasi Arsenali, pavarësisht interesit të madh të shfaqur në javët e fundit, duket se e ka kthyer vëmendjen diku tjetër.

Barcelona po kalon një situatë të komplikuar financiare dhe borxhet e saj arrijnë shifrën 600 milionë euro. Edhe pse situata është përmirësuar së fundmi, falë edhe shitjes së një pjese të të drejtave televizive, ka ende një vrimë për t’u mbushur.

Për këtë arsye, ofrimi i 60 milionë eurove për një lojtar të vetëm përbën një përpjekje shumë të sforcuar, për këtë arsye është menduar një pagesë e shtyrë në kohë.

Prandaj synimi është që të mos paguhet menjëherë e gjithë shuma, por të shpërndahet në disa vite, duke ofruar një shifër fillestare më të ulët se ajo e Chelsea, por e shoqëruar me bonuse më të konsiderueshme në rast të arritjes së disa objektivave.

Në orët e fundit, kontaktet mes palëve janë bërë më intensive dhe marrëveshja përfundimtare mund të vijë në ditët në vijim.

Raphinha dhe menaxheri i tij, Deco, u kanë dhënë klubeve pak më shumë se 48 orë për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të rinisin kontaktet me Chelsea-n.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat