Saul Niguez rikthehet te Atletico

Futboll

Saul Niguez rikthehet te Atletico

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:05
Saul Niguez

Saul Niguez është rikthyer te Atletico Madrid.

Pas një sezoni i huazuar te Chelsea, Saul rikthehet te Atletico Madrid.

Sezonin që lamë pas ai u transferuar në ‘Stamford Bridge’, por që nuk arriti t`i bind drejtuesit të vazhdojë edhe më tej në Angli.

Kështu, mesfushori spanjoll është rikthyer te ekipi i tij, Atletico Madrid.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në shtëpi dhe mendërisht jam në më të mirën time”, ishin fjalët e Saul.

27 vjecari ka kontratë deri në vitin 2026 me ekipin spanjoll, mbetet të shihet nëse do të qëndrojë në ‘Wanda Metropolitano’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat