Messi kërcënon me largim nga PSG nëse klubi firmos me Ronaldon

Futboll

Messi kërcënon me largim nga PSG nëse klubi firmos me Ronaldon

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:07
Messi

El Nacional ka raportuar se Lionel Messi synon të largohet nga Paris Saint-Germain nëse klubi nënshkruan kontratë me Cristiano Ronaldon.

Pas njoftimit tronditës të portugezit se do të largohej nga Manchester United, shumë klube në Evropë u interesuan seriozisht për lojtarin 37-vjeçar. Një prej tyre ishte PSG.

Dy superyjet luftuan për shumë vite atë që është ndoshta rivaliteti individual më i paharrueshëm në historinë e futbollit.

Raportohet se Leo dëshiron ta vazhdojë atë, ndaj ka kërcënuar drejtuesit me largim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat