Mbrojtësi belg i Juves, Koni De Winter, ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2026.
“I nderuar që kam zgjatur kontratën me Juventusin deri në vitin 2026”, shkruan në Ianstagram 20-vjeçari. Lojtari, në fakt, nuk do të qëndrojë në Torino, por do të shkojë në huazim tek Empoli.
Në sezonin e fundit me Juve Under 23, De Winter bëri 32 paraqitje, duke shënuar gjithashtu dy gola. Këtë vit për të fituar përvojë klubi do ta dërgojë në huazim tek toskanët. Vitin e kaluar qendërmbrojtësi u shfaq në mënyrë sporadike në ekipin e pare.
I lindur në vitin 2002, De Winter konsiderohet lojtar me perspektivë, zhvillimin e të cilit Allegri do ta ndjekë me vëmendje tek Empoli.
Një sezon në Serinë A duhet ta ndihmojë të fitojë përvojë, çka mund t’i vlejë për t’iu bashkuar më vonë ekipit të parë të “Zonjës së Vjetër”.