Kanë dalë lajme të reja në lidhje me futbollistin e Premier League që pak ditë më parë, siç ka bërë të ditur The Sun, është ndalur nga policia në Londër me akuzën e dhunës seksuale kundrejt dy grave.
E përditshmja angleze nuk ka zbuluar identitetin e futbollistit në fjalë, por ka dhënë disa të dhëna: duhet të jetë 29 vjeç dhe mbi të gjitha duhet të marrë pjesë në Botërorin e Katarit në nëntor.
Gjithmonë nëse drejtësia nuk do të vendosë ndryshe. Për të ka ardhur liria me kusht, por bëhen gjithsesi hetime për të përcaktuar nëse akuzat mund të çojnë te një gjyq.
Por tani klubi rrezikon shumë, sepse The Guardian ka shpjeguar se skuadra ka qenë në dijeni për akuzat për përdhunim kundrejt lojtarit vjeshtën e kaluar, por ka vazhduar ta aktivizojë.
Një problem i madh, nëse jo për sa i takon futbollit, sepse nuk është se situata ka ndikuar në atë që ka ndodhur në fushë, të paktën nga këndvështrimi i imazhit.
Në fakt, mjafton të mendohet se çfarë ka ndodhur në rastet e fundit të bujshme që kanë përfshirë futbollistët e tjerë të Premier League.
Kur në verën e vitit 2021 është arrestuar futbollisti i Manchester City-t, Benjamin Mendy, Qytetarët e kanë pezulluar menjëherë nga stërvitja dhe e kanë përjashtuar nga ekipi i parë.
Për të mos folur për Mason Greenwood, ylli i ri i Manchester United, i cili është përjashtuar edhe nga skuadra e Djajve të Kuq në video-lojërat pas të njëjtave akuza.
Problem imazhi
Domethënë, është hapur një front i ri, që është ai i qëndrimit të klubit. Nga njëra anë, përderisa futbollisti në fjalë nuk është arrestuar, ai ishte vetëm nën hetim, kështu që klubi nuk kishte aspak detyrimin ta përjashtonte nga skuadra dhe të mos e aktivizonte.
Por është edhe e vërtetë se, nëse akuzat do të konfirmohen, skuadra në fjalë ka bërë një autogol të bukur, edhe duke parë sjelljen shembullore të klubeve të tjerë të përfshira në situata të ngjashme.
Gjithsesi, ajo që ka rëndësi tani është puna e gjykatësit, që po kërkon të hedhë dritë në lidhje me atë që ka ndodhur në qershor gjatë një pushimi (gruaja e parë që e akuzon), por edhe në vitin 2021 (ose më saktë rasti për të cilin klubi ishte në dijeni).