Alvarez: Messi ka qenë idhulli im që kur isha fëmijë

Futboll

Alvarez: Messi ka qenë idhulli im që kur isha fëmijë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:19
Alvarez: Messi ka qenë idhulli im që kur isha fëmijë

Lojtari i ri i Manchester Cityt, Julian Alvarez ka thënë se duke luajtur përkrah Lionel Messit për Argjentinën ai ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë.

“Messi ka qenë idhulli im që kur isha fëmijë”, është shprehur ai për faqen Cityt. “Ai është idhulli i familjes sime, idhulli i vëllezërve të mi gjithashtu. Pra, Messi është një hero për mua. 

Të luash për vendin tim është një ëndërr e realizuar. Kam ëndërruar që fëmijë të luaja në kombëtare me Messin. Ta arrija këtë në moshën 22-vjeçare, padyshim që më bën të ndihem shumë krenar dhe të lumtur". 

Alvarez në janar ra dakord të bashkohej me skuadrën e Pep Guardiolës nga River Plate, por mbeti në huazim. Të premten kampionët e Premierligës konfirmuan se Alvarez do të bashkohej me skuadrën e tyre të parë përpara sezonit 2022-23. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat