Roma ka ulur kërkesat ekonomike për Nicolo Zaniolon

Futboll

Roma ka ulur kërkesat ekonomike për Nicolo Zaniolon

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:39
Nicolo Zaniolo

Roma ka ulur kërkesat ekonomike për Nicolo Zaniolon.

Sipas gazetarit italian, Alfredo Pedulla, drejtuesit verdhekuq mund të pranojnë nga 40-45 milionë euro për 23-vjeçarin që i dha trofenë e Conferencë League-s në Tiranës skuadrës së kryeqytetit italian. Nuk flitet për më shumë 60 apo 50 milionë euro, por për një shifër më të ulët.

Formula e do të ishte në huazim për 10 ose 12 milionë euro, me detyrim blerjeje për 30-33 milionë euro. Pra, në total “Zonja e Vjetër” nuk do të paguajë më shumë se 45 milionë euro.

Juve, me këto shifra, do të ishte gati për ta nënshkruar marrëveshjen, që duket shumë e afërt. Me shitjen e mundshme të mbrojtësit holandez, Juve do të kishte para në dispozicion për të bërë goditje të tjera në merkato.

Zaniolo nuk mori pjesë në provën e parë të sezonit me fanellën e verdhekuqe. Skuadra e Mourinhos u përball sot me Trastevere, por Zaniolo nuk u aktivizua për shkak të një problem të lehtë fizik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat