Trajneri i ri i PSG-së, Kristof Galtier, duket se nuk ka ndërmend të mbajë në skuadër lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve të tij.
Siç bën me dije “Le Parisien”, kampionët e Francës kanë nxjerrë në shitje plot 11 lojtarë, duke përmendur dhe emrat e tyre.
Kurzaua, Ebimbe, Dialo, Gueje, Kehrer, Draksler, Paredes, Ikardi, Pereira, Herrera dhe Vajnaldum janë emrat që sipas të prestigjiozes franceze, do të shërbejnë si përfitim të ardhurash për PSG-në.
Disa nga këto lojtarë janë në radarët e klubeve, duke filluar bisedimet për të ardhmen.