Reali kërkon 50 milionë euro për Asension

Futboll

Reali kërkon 50 milionë euro për Asension

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 21:54
Marco Asensio.

Real Madridi është duke i kërkuar 50 milionë euro për anësorin, Marco Asensio.

Lojtari po përflitet shumë për një largim nga ‘’Santiago Bernabeu’’, me ‘’Los Blancos’’ që janë duke i shqyrtuar ofertat.

Milani, Liverpooli dhe Arsenali ishin disa prej emrave që interesoheshin për lojtarin.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra nga to do të nisë ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të madrilienëve.

Kontrata e Asensios me Realin përfundon në verën e vitit 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat