Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, bëri paraqitje të mirë në fanellën e Kombëtares së Suedisë, e cila sonte u nda baras (1:1) me Holandën, në ndeshjen e xhiros së parë të Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Angli.
Në minutën e 36-të, Asllani asistoi për mrekulli, ndërsa Jonna Andersson kalon në epërsi (0:1) suedezet.
Holandezet barazojnë rezultatin me golin e Jill Roord pikërisht në minutën e 52-të.
Asllani luajti tërë takimin por me gjithë përpjekjet nuk arritën fitore në sfidën e parë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bramall Lane” në Sheffield.
Në hapje të Grupi C, dy ndeshje dhe që të dyja përfunduan baras, Portugali - Zvicra 2:2 dhe Holanda – Suedia 1:1.