Charles De Ketelaere vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Milanit për repartin e sulmit.
Kampioni në fuqi i Italisë prej disa javësh është në negociata me futbollistin dhe klubin kampion të Belgjikës, Club Brugge.
Më në fund pas shumë takimeve e negociatave të zhvilluara, Milan ka arritur marrëveshje totale me futbollistin i cili i ka dhënë përgjigje pozitive italianëve.
De Katelaere ka pranuar një kontratë pesë vjeçare nga Milani nga e cila do të fitojë rreth tre milionë euro në sezon.
Ndërkohë vazhdojnë ende negociatat mes dy klubeve, pasi ende nuk janë afër oferta e italianëve dhe kërkesa e belgëve.
Milan ka ofruar 20 milionë plus pesë të tjera në formë bonusesh, por Brugge vazhdon të insistojë në 35 milionë euro.