Skuadra shqiptare, Partizani i Tiranës, kërkon lojtarin serb.
Të kuqtë po përpiqen të përforcojnë sulmin dhe profilin e duhur e kanë gjetur në kampionatin danez.
Sipas “Fansat e Futbollit Shqiptar“, klubi kryeqytetas synon arritjen e një marrëveshjeje me sulmuesin e Brondby-t, Andrija Pavloviç.
Lojtari 28-vjeçar ka veshur fanellat e Çukariçkit, Copenhagen-it, Rapid Vjenës, Apoel Nicosiasit dhe së fundmi të Brondby-t.
Pavloviq ka luajtur edhe në Europa League dhe Champions League përgjatë karrierës së tij, si dhe numëron 5 paraqitje zyrtare me përfaqësuesen A të Serbisë.
Kontrata e tij me klubin danez përfundon në vitin 2024, por Partizani po negocion për një huazim të sulmuesit, ose edhe për një blerje të leverdishme të kartonit të tij..