Sponsorët i bëjnë presion Manchester United për Ronaldon

Futboll

Sponsorët i bëjnë presion Manchester United për Ronaldon

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:44
Cristiano Ronaldo

Sponsorët e Manchester United e duan në ekip Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo siguron gola, fitore dhe karakter në fushë, por edhe jashtë saj.

Potenciali i tij ekonomik është i padiskutueshëm dhe largimi i mundshëm i tij nga Manchester United shqetëson sponsorët kryesorë të klubit.

Sipas ‘Daily Mirror’, sponsorët kryesorë janë duke ushtruar presion ndaj Manchester United për të parandaluar me çdo kusht që Cristiano Ronaldo të largohet nga ‘Old Trafford’.

Për momentin, ylli portugez nuk ka marrë pjesë në turneun parasezonal të Azisë, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat