Ronaldo priti të përfitonte shumën me gjashtë shifra

Futboll

Ronaldo priti të përfitonte shumën me gjashtë shifra

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 13:09
Ronaldo

E pabesueshme, por e vërtetë. Në Angli kanë ardhur zëra të tjerë shumë intrigues në lidhje me prishjen mes Cristiano Ronaldo-s dhe Manchester United.

Në mënyrë të veçantë në lidhje me një bonus shumë të pasur që ka hyrë në fuqi në favor të portugezit pak ditë para se të dilnin zërat për dëshirën e tij për t’u larguar.

Siç ka shkruar The Sun, në fakt, për CR7 ka ardhur një shumë e majme parash me gjashtë shifra me fillimin e sezonit të dytë me Djajtë e Kuq, që ka nisur zyrtarisht më 1 korrik.

“Kontratat rinovohen të gjitha në fillimin e korrikut dhe më pas ka dalë lajmi i dëshirës së Cristiano-s për t’u larguar”, ka thënë një burim anonim për të përditshmen britanike.

“Ai nuk ka bërë asgjë të keqe, por disa persona kanë sugjeruar se koha e zgjedhur mund të mos ketë qenë një rastësi”, ka shtuar burimi anonim në lidhje me dëshirën e CR7 për t’u larguar që ka ardhur pak ditë pas fillimit të korrikut. “Ronny mund ta kishte shprehur dëshirën e tij për t’u larguar disa javë më parë”.

Nga sa mësohet, në momentin e firmës së kontratës mes portugezit dhe United, nuk kanë qenë vetëm bonuset e lidhura me rezultatet dhe golat, por edhe një shumë që mund të kompensonte në njëfarë mënyrë reduktimin e rrogës që Cristiano ka pranuar në momentin e lamtumirës nga Juventus-i.

Djajtë e Kuq duket se kanë rënë dakord që t’i paguajnë sulmuesit të tyre disa shuma parash nën formën e “bonuseve vjetore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat