Frank Kessie është bërë prej pak ditësh një futbollist i ri i Barcelona-s.
Pas pesë vitesh te Milan-i, mesfushori ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me kuqezinjtë, duke u transferuar me kosto zero në Spanjë.
E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me negociatën që ka çuar lojtarin ën Camp Nou, duke shpjeguar se si roli i trajneri Xavi ka qenë shumë i rëndësishëm për marrjen e afrikanit.
Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja spanjolle, ka qenë pikërisht Xavi që e ka bindur mesfushorin me një telefonatë të shkurtër në muajt e kaluar:
“Kam nevojë për ty”, mësohet t’i ketë thënë trajneri ish-lojtarit të Atalanta-s, që pasi ka dëgjuar projektin teknik të spanjollëve dhe atë taktik për rolin e tij në fushë, i ka thënë menaxherit që të nisë menjëherë negociatat me blaugranat.