Interi i thur elozhe sulmuesit shqiptar

Futboll

Interi i thur elozhe sulmuesit shqiptar

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:53
Kristjan Asllani në veprim

Kristjan Asllani ka shkëlqyer ditën e djeshme në ndeshjen e parë të zhvilluar me fanellën e Interit në miqësore ku realizoi dhe një gol në debutim.

Në takimin miqësor ndaj FC Milanezes, të fituar nga skuadra e Simone Inzagit me rezultatin e thellë 10-0, mesfushori i Kombëtares la gjurmë menjëherë ku realizoi në mënyrë spektakolare.

20-vjeçari elbasanas ka marrë topin, ka xhongluar tri herë, i është shmangur mbrojtësave të skuadrës modeste të Milanezes dhe ka goditur menjëherë në portë duke shtangur portierin kundërshtar.

Jo vetëm kaq, klubi i Interit me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” ka komplimentuar Asllanin me veprimet dhe golin e tij duke shkruar se këto janë magjitë e tij të para si zikaltër:

“Magjitë e para të Kristjanit si zikaltër!”, ishte postimi i klubit zikaltër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat