Ish portieri i Prishtinës në vitin 1988 - 1990, Bozhidar Vuksanoviq, e njeh mirë publikun e Kosovës.
Trajneri i portierëve të Malit të Zi, Vuksanoviq, ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës në ligën e dytë ish jugosllave dhe e di mirë se çfarë tifozë të flaktë ka Kosova.
Ai kaloi periudhë fantastike me Prishtinën dhe me sukses ruajti portën në ato vite!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/10/auto_111657460902.jpg)
KF Prishtina e vitit 1991, në këmbë: Avni Stublla, Bozhidar Vuksanoviqi, Fehmi Hyseni, Arbnor Morina, Muhamed Kolenoviqi. Ulur: Mensur Nexhipi, Sunaj Keçi, Adil Vokrri, Arbër Hasangjekaj, Mentor Bardhi dhe Harun Isa.
Në fakt, Vuksanoviqi disa vite ka qenë pjesë e Buduçnostit të Podgoricës, a do t’ju tregojë se çfarë atmosfere mund të bëhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sepse si portier e ka shijuar në fund të viteve të 90-ta, sidomos kur para 25 mijë shikuesve në ndeshjen e pranverës (me 6 maj) së vitit 1990, Prishtina e mposhti me rezultat 4:0 Zemunin!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/10/auto_51657460899.jpg)
E dyta, Vuksanoviq sot është trajner i portierëve të Kombëtares A të Malit të Zi! Sipas të gjitha gjasave, Buduçnostit do të kërkojë edhe ndihmën e tij, këshillën e tij, para se të vijë në Prishtinë, të luajë kundër Llapit me 14 korrik në kuadër të ndeshjes së kthimit të Conference League.
Askush në Mal të Zi nuk e njeh më mirë se Vuksanoviqi Kosovën, i cili kaloi tre vite në kohën e gjeneratës së Shukri Paçaradës, Pashtrik Haxhimusës, Isa Sadriut, Xhevdet Muriqit, Skënder Shengylit, Sadik Rrahmanit, Stoimir Urosheviqit, Abdyl Bellopojës, Sahit Kelmendit, Dragan Lepinjicës, Nazmi Ramës, Afrim Tovërlanit, Adil Vokrri, Harun Isa, Arbnor Morinës, Kushtrim Munishit, Avni Stubllës, Sunaj Keçit, Fehmi Hysenit, Muhamed Kolenoviqit, Arbër Hasanxhekajt, Besnik Kollarit, Shefqet Lajçit, Mensur Nexhipit, Ardian Koznikut, Goran Gjoroviqit etj.