Ten Hag: Duhet ta meritoni të luani

Futboll

Ten Hag: Duhet ta meritoni të luani

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 16:18
Ten Hag

Erik ten Hag shpreson se një ose dy nga të rinjtë e Manchester United që kanë udhëtuar me klubin në turneun parasezonal të mund të hyjnë në skuadrën e parë, por ai ka paralajmëruar se nuk do të jetë e lehtë.

“Shpresoj që një ose dy të mund ta provojnë veten dhe të hyjnë në skuadër, por nëse duan të hyjnë në dhomën e zhveshjes, duhet ta meritojnë”, ka thënë ai.

United do të luajë ndeshjen e parë para-sezonale, dhe të parën nën drejtimin e Ten Hag, kundër Liverpool në Bangkok të martën. 

Man Utd gjithashtu do të ndeshet me Melbourne Victory, Crystal Palace, Aston Villa, Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat