Sterling, sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea

Futboll

Sterling, sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 17:45
Sterling

Chelsea po shkon drejt kompletimit të transferimit së Raheem Sterlingut.

Pas marrëveshjes së arritur me lojtarin, klubi nga Londra së fundi arriti marrëveshje edhe me Manchester Cityn për tarifën e transferimit.

Chelsea do të paguajë 45 milionë funte, plus 10 milionë tjera shtesa.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Sterling sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te “Blutë”.

Pas testeve mjekësore, që pritet të kryhen pas disa orëve, anglezi mund të zyrtarizohet pastaj te londinezët.

Sterling me Chelsean do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat