Dani Alves është një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit, por që pas 30 qershorit është pa ekip. Nëse më parë për të kishte interes nga liga meksikane e futbollit, tani pretendentët për 39-vjeçarin janë nga MLS. Seattle Sounders mësohet se i kanë vënë syrin Dani Alvesit.
Kampionët aktualë të Championsit të Concacaf-it janë shfaqur si alternativë e mundshme për shërbimet e anësorit brazilian. Trajneri i Brazilit, Tite, e ka rekomanduar Alvesin t’I bashkohet ekipit amerikan disa muaj para Botërorit “Katar 2022”.
Dani Alves dëshiron të luftojë për një nga të paktët tituj që nuk ka në palmaresin e tij: Kupën e Botës. Prania e Alvesit në Katar mund të garantohet nëse përfundon në MLS.
Në fakt, propozimi financiar i Seattle Sounders është sugjestionues për lojtarin: do ta paguanin 1 milion euro më shumë se në Meksikë.